Arti i te lenit te punes

Publikuar: Para një muaji

Lenia e punes eshte nje art qe kerkon guxim, vetedije dhe dinjitet. Nuk eshte nje kapitull i deshtuar, por nje mundesi per te rritur vleren personale dhe profesionale. Nje largim i mencur mund te hape dyer te reja dhe te coje drejt nje karriere me te qendrueshme dhe me te kenaqshme.

E di, qe lenia e nje pune eshte nje hap qe shpesh shoqerohet me stres, pasiguri dhe emocione te perziera. Por, ndonjehere, ajo eshte e domosdoshme. Nje pune qe nuk te jep mundesi per rritje, qe nuk te vlereson kontributin, apo qe te shfrytezon, ajo pune mund te jete me shume pengese sesa mundesi per zhvillim. Lenia e punes nuk eshte gjithmone humbje; eshte nje hap drejt perparimit dhe mireqenies personale.

Kur eshte koha per te thene mjaft?

Ka disa situata te qarta kur nje pune duhet te lihet, edhe pse mund te duket e veshtire. Ja pese arsyet e arta qe ne perceptimin tim, jane secila shkaqe te mjaftueshme:

1. Shfrytezimi dhe mungesa e respektit

Nese puna jote nuk njihet dhe shefi apo projekt-menaxheri nuk respekton kohen dhe kontributin tend, kjo eshte nje shenje e qarte. Asnje pozicion nuk ia vlen te komprometoje dinjitetin personal dhe profesional te askujt.

2. Mungesa e mundesive per rritje

Nese ke investuar kohe dhe perpjekje, por nuk ekziston asnje rruge per avancim, puna mund te behet nje stacion i ngurte. Rritja profesionale eshte thelbesore per motivim dhe zhvillim personal, dhe nuk e kam fjalen vetem per rroge progresive, por njohuri te reja dhe njohja te reja me njerez te fushes.

3. Pagese me e vogel se ajo e tregut

Nese puna nuk te paguan ne nivelin qe perputhet me tregun apo me pergjegjesite qe merr, kjo nuk eshte vetem nje ceshtje financiare, por edhe e vleresimit te aftesive dhe kohes tende. Kur sheh se atje jashte dikush tjeter ne kushtet tua paguhet me shume se ti, epo, ky eshte "tregu".

4. Stres i vazhdueshem dhe ambient toksik

Nje pune qe percon stres kronik ose ku marredheniet me koleget jane te tensionuara, apo qofte edhe jo te kendshme e per dike qofte edhe jo argetuese, ajo pune nuk mund te jete e qendrueshme dhe afatgjate. Shendeti mendor dhe emocional eshte me i rendesishem se cdo rroge.

5. Mungesa e balances pune-jete

Nese puna te merr gjithe kohen dhe energjine, duke e bere te pamundur per te pasur nje jete personale te shendetshme, kjo eshte nje arsye e forte per tu larguar. Balanca pune-jete eshte thelbesore per mireqenie afatgjate dhe produktivitet; asnje rroge nuk e ka vleren e jetes jashte zyres.

Si ta lesh punen me dinjitet?

Te lesh nje pune nuk do te thote te largohesh ne menyre dramatike. Mund te behet me maturi dhe profesionalizem, duke qene nje fitimtar ne ikje. Ja pese hapat e arte qe ne perceptimin tim, jane profesional dhe artistik;

1. Planifiko largimin

Perpara se te njoftosh punedhenesin, sigurohu qe ke nje plan. Nese eshte e mundur, siguro nje pune tjeter ose te pakten nje rrjet mbeshtetes financiar.

2. Bej njoftimin e duhur

Informo menaxherin ose stafin sipas politikave te kompanise. Nje leter njoftimi apo nje bisede e qete tregon profesionalizem dhe respekt. Tregon gjithashtu dhe konsiderate pozitive duke lene mundesi dhe kohe zevendesimi.

3. Mos mbyll deren pas teje

Edhe nese je zhgenjyer, mos kritiko koleget apo kompanine publikisht. Ruajtja e marredhenieve profesionale mund te jete e dobishme ne te ardhmen. Por ti mund jesh i sinqerte rreth arsyeve te largimit.

4. Ofro dorezimin e pergjegjesive

Siguro nje tranzicion te qete, duke perfunduar projektet ose duke ndihmuar ne transferimin e punes tek dikush tjeter. Kjo tregon etike pune dhe vlere personale.

5. Reflekto dhe mendo per te ardhmen

Pasi te largohesh, merr kohe per te analizuar arsyet dhe per te percaktuar cfare kerkon nga punet e ardhshme. Kjo ndihmon te mos perserisesh gabime te njejta dhe te zgjedhesh nje rruge qe te perputhet me aspiratat dhe vlerat e tua.

Written by Eri Drekaj
#largim#artist#profesionist

Komente

Nuk ka komente

Ler nje Koment