Hub – nje zgjidhje e thjeshte per nevoja reale

Publikuar: Te Shtunen e shkuar

Hub lindi si nje nevoje praktike per te zevendesuar platformat e medha dhe komplekse si Google Suite, Microsoft Outlook dhe Nextcloud. Ne shume raste, keto sisteme ofrojne me shume funksionalitete sesa duhen realisht, kerkojne resurse te larta dhe shpesh e bejne perdorimin te nderlikuar. Varesia ndaj tyre behet e domosdoshme edhe kur nuk eshte e nevojshme dhe kjo shpesh perkthehet ne limitim te produktivitetit vecanarisht kur punon ne zyra dhe paisje te ndryshme.

Hub synon te jete nje alternative praktike per individe qe kane nevoje per nje zgjidhje funksionale, te kontrollueshme dhe te pavarur nga ekosistemet e medha. Nje platforme ku perdoruesi ka kontroll, thjeshtesi dhe fleksibilitet.

Ky projekt eshte ne zhvillim te vazhdueshem dhe fokusohet te permiresimi gradual, bazuar ne perdorim real dhe nevoja konkrete.

Teknikisht... Projekti eshte ndertuar teresisht ne PHP, me fokus ne kontroll te plote dhe varesi minimale nga pale te treta. Platforma perdor protokollet DAV per menaxhimin dhe sinkronizimin e kalendareve dhe kontakteve, OpenStreetMaps per funksionalitete qe lidhen me vendndodhjen dhe hartat, si dhe XML per shkembimin dhe strukturimin e te dhenave.

Nje nga parimet kryesore te Hub eshte shmangia e librarive te jashtme, duke e mbajtur kodin sa me te thjeshte, transparent dhe te lehte per tu mirembajtur. Kjo qasje ndihmon ne uljen e kompleksitetit, rritjen e sigurise dhe funksionimin efikas edhe ne server me resurse te kufizuara.

Stilimi i nderfaqes realizohet me TailwindCSS, duke mundesuar nje dizajn modern, te paster dhe responsiv, pa kompromentuar performancen.

Nese ke interes... hub.praktik.al

Written by Eri Drekaj
#hub#platform#suite

Komente

Nuk ka komente

Ler nje Koment