Cfare eshte realisht eksperienca ne pune?
Publikuar: Muajin e kaluar
Te gjithe flasin per eksperience. CV-te jane plot me te. LinkedIn-i vlon nga "5+ vite eksperience". Por pak njerez ndalen te pyesin se cfare lloj eksperience eshte ajo per te cilen shkruhet, dhe me e rendesishmja, a te ben ajo realisht te afte? Sepse e verteta e trishte eshte se nje pjese e madhe e eksperiences qe mbledhim eshte komode, e filtruar dhe shpesh mashtruese. Te gjithe e kerkojne, por pak e shpjegojne, dhe pothuajse askush nuk flet per kufijte e saj. Sepse jo cdo eksperience eshte e barabarte, dhe jo cdo eksperience te pergatit realisht per boten e punes.
Me poshte, kam shpjeguar 10 nga modelet me te zakonshme te eksperiences profesionale - dhe nje analize profesionale personale se ku dallojne ato nga njera-tjetra dhe cila eshte me e frytshme.
1. Eksperienca qe fitohet nga shkolla
Shume studente dalin nga shkolla me ndjenjen se di gjithcka, dhe pastaj perplasen keq me realitetin qe nuk funksionon sipas librave. Shkolla te meson rregulla, por jo pasoja. Te meson teori, por jo pergjegjesi. Ne shkolle gabimi paguhet me note te ulet, jo me humbje klienti, rroge, apo reputacioni. Problemi nuk eshte qe shkolla eshte e pavlefshme, por qe te krijon iluzion kontrolli: sikur bota funksionon sipas struktures qe te eshte mesuar. Dhe bota reale nuk eshte si ne shkolle. Shkolla eshte vendi ku meson si duhet te jete bota profesionale, jo si eshte realisht.
Cfare fiton:
* Baze teorike
* Terminologji profesionale
* Strukture mendimi
* Disipline minimale (afate, provime, projekte)
Cfare humbet:
* Nuk meson presion real
* Nuk meson te marresh vendime pa manual
* Nuk meson pergjegjesi financiare
* Nuk meson te punosh me njerez reale (kliente, shefa, ego)
2. Eksperienca qe fitohet ne projekte te gatshme
(Projekte demo, tutoriale, clone apps, shembuj online)
Ky lloj projekti, funksionon sepse dikush tjeter e ka menduar rrugen per ty. Dhe kur rruga nuk ekziston me - shumica ngecin. Tutorialet dhe projektet demo jane si te stervitesh pa peshe reale ne palester: levizjet jane te sakta, forma eshte e bukur, por muskujt nuk testohen kurre me ngarkese. Keto projekte te mesojne si, por jo kur, pse dhe cfare ndodh kur gjithcka shkon keq. Sepse ne projekte te gatshme cdo problem ka zgjidhje, cdo bug eshte i parashikuar, dhe askush nuk te thote qe kjo nuk funksionon per biznesin e tij. E gjitha, eshte eksperience sterile.
Cfare fiton:
* Aftesi teknike konkrete
* Siguri fillestare
* Ndjenjen e progresit
* Praktike pa rrezik dhe kjo eshte perfekte per te mesuar si behet dicka.
Cfare humbet:
* Nuk ke pasoja reale
* Nuk ke klient qe ankohet
* Nuk ke deadline qe djeg
* Nuk ke pergjegjesi per gabimet
3. Eksperienca qe fitohet duke perdore ChatGPT (a dicka te ngjashme)
Nese ChatGPT behet zevendesues i mendimit, jo ndihmes i tij, eksperienca jote eshte siperfaqesore dhe e brishte. ChatGPT eshte fantastik, por eshte edhe i rrezikshem. Ai te jep pergjigje pa te kerkuar qe te vuash per ti marre. Te jep zgjidhje pa te detyruar te gabosh. Dhe keshtu krijon eksperience te huazuar, jo te fituar.
Kur e perdor si mjet, te pershpejton. Por kur e perdor si tru, te zevendeson. Dhe eksperienca qe nuk ka kaluar neper mendjen dhe nervat e tua, nuk eshte e jotja.
Cfare fiton:
* Shpejtesi
* Ide
* Strukture mendimi
* Zgjidhje qe perndryshe do merrnin ore - kursen kohe. Sepse ChatGPT eshte nje amplifikator inteligjence qe nese ke baze, te ben shume me produktiv.
Cfare humbet:
* Krijon iluzion kompetence
* Dobeson kujtesen praktike
* Nuk te meson pse dicka funksionon
* Krijon varesi nga pergjigja e shpejte dhe nga chati vete
4. Eksperienca qe fitohet ne kompani toksike
Kjo eksperience eshte e vlefshme vetem nese del prej saj me vetedije, jo nese ngec dhe e quan normalitet. Shume njerez krenohen: kam kaluar shume stres, jam forcuar. Po, je forcuar, por edhe je deformuar. Sepse kompanite toksike nuk te mesojne profesionalizem, por adaptim ndaj kaosit. Te mesojne te heshtesh, jo te ndertosh. Te mesojne te durosh, jo te mendosh. Kjo eksperience vlen vetem nese sherben si kontrast. Por nese behet standard, ajo te vret ambicien ngadale dhe pa zhurme.
Cfare fiton:
* Trash lekuren
* Meson politike pune
* Meson cfare nuk do
* Krijon rezistence ndaj stresit dhe ironikisht, kompanite toksike shpesh krijojne njerez shume te forte.
Cfare humbet:
* Normalizon abuzimin
* Ul vetevleresimin
* Meson mbijetese, jo rritje
* Punosh nga frika, jo nga vizioni
5. Eksperienca qe fitohet duke punuar pa suport, vetem me dedikim
Edhe kjo eksperience ka vlere, por vetem deri ne nje pike te caktuar. Te punosh pa mentor, pa ekip, pa feedback dhe pa strukture mund te duket heroike. Dhe eshte e vertete, sepse meson shume. Por pyetja nuk eshte sa shume ke mesuar, por si ke mesuar dhe cfare ke humbur rruges. Kjo eksperience vlen vetem nese eshte tranzitore - nese sherben si faze formuese, jo si identitet profesional. Sepse ndryshe, dedikimi i paster, pa drejtim dhe pa pasqyre, nuk te ben mjeshter; te ben te vetmuar. Dhe izolimi, edhe kur eshte produktiv, ne fund e gerryen qartesine, ambicien, dhe sensin e rritjes reale.
Cfare fiton:
* Autonomi
* Vetebesim real
* Aftesi per te mesuar shpejt
* Zgjidhje kreative
Cfare humbet:
* Djegie (burnout)
* Gabime te perseritura
* Mungese feedback-u
* Iluzion qe i di te gjitha dhe kjo eshte e rrezikshme kur ndeshesh me stafe.
6. Eksperienca qe fitohet duke rregulluar gjera te prishura (legacy / shit-code)
Shume programues (dhe profesioniste te ngjashem) ngecin ketu dhe humbin aftesine per te menduar nga zero. Kjo eksperience te fut ne realitetin ku shumica e punes reale ndodh: sisteme te ndertuara keq, por qe duhet te vazhdojne te funksionojne.
Cfare fiton:
* Meson te lexosh mendimin e dikujt tjeter
* Meson durim dhe analize
* Meson se idealja nuk ekziston
Cfare humbet:
* Behesh reaktiv dhe jo ndertues
* Mbytesh ne kompromis
* Meson te arnosh dhe jo te qendisesh dhe per nje programues, ky eshte nje deshtim real.
7. Eksperienca qe fitohet duke deshtuar publikisht
Deshtimi publik eshte brutal sepse nuk ta lejon luksin e justifikimeve private. Kur nje startup nuk ecen, nje krijim mbetet ne nisje ose nje projekt deshton para klienteve, humbja nuk eshte vetem teknike apo financiare, por edhe simbolike. Te shohin te tjeret. Te gjykojne. Dhe pikerisht ketu fillon vlera reale e kesaj eksperience. Ajo te meson pergjegjesi te plote: nuk fshihesh dot pas rrethanave, ekipit apo fatit. Te meson perulesi, sepse egoja thyhet publikisht, jo ne heshtje. Por mbi te gjitha, te meson dallimin mes identitetit dhe rezultatit. Projekti deshtoi - jo domosdoshmerisht ti. Kjo eksperience vlen vetem nese e perballon, jo nese te paralizon. Sepse kush ka deshtuar publikisht dhe ka vazhduar, rrallehere ka frike te ndertoje serish. Kjo eshte eksperience qe nuk shkruhet bukur ne CV, por ndryshon menyren si mendon pergjithmone.
Cfare fiton:
* Te shkul iluzionin e perfeksionit
* Te meson pergjegjesi reale
* Te meson komunikim nen presion
Cfare humbet:
* Nuk meson rruge te reja te fitosh me
* Nese e personalizon deshtimin, do humbasesh prape
* Nese humb besimin te vetja, nuk ngrihesh dot
8. Eksperienca qe fitohet duke punuar per njerez jo-teknike
Kjo eksperience te meson te perkthesh. Te detyron te shpjegosh vleren, jo procesin; rezultatin, jo kompleksitetin. Kupton se ajo qe per ty eshte elegante teknikisht, per ta ka vlere vetem nese zgjidh nje problem real. Meson te degjosh pyetje te pasakta, kerkesa te paqarta dhe pritshmeri shpesh kontradiktore - dhe ta gjesh thelbin mes tyre. Por nese qendron gjate pa kufij te qarte, kjo eksperience mund te te sheshoje profesionalisht. Rrezikon te thjeshtosh veten, jo komunikimin. Te mesosh te kenaqesh, jo te keshillosh. Vlen vetem nese arrin te ruash autoritetin teknik, duke ndertuar ura, jo duke u bere perkthyes i perhershem i keqkuptimeve.
Cfare fiton:
* Meson te perkthesh tekniken ne vlere
* Meson negociim
* Meson se problemi real rralle eshte teknik
Cfare humbet:
* Perfundon duke bere kompromis me cilesine
* Behesh "yes-man"
* Harron kufinjte profesional dhe punon per page, jo per pasion
9. Eksperienca qe fitohet duke mesuar dike tjeter
Te mesosh dike tjeter te detyron te strukturosh ate qe deri dje e beje instinktivisht. Gjate mentorimit apo shpjegimeve publike, kupton sa nga njohurite e tua jane te paartikuluara. Pyetjet e tjetrit te ekspozojne boshlleqe, supozime dhe pasiguri qe nuk i kishe vene kurre ne dyshim. Ne kete proces, nuk forcohet vetem ai qe meson - forcohet edhe kuptimi yt. Por kjo eksperience ka vlere vetem nese shoqerohet me pergjegjesi dhe perulesi. Te mesosh nuk do te thote te imponosh, as te tregosh epersi. Kurthi eshte se ngurtesohesh ne rolin e atij qe di, duke ndaluar se mesuari vete.
Cfare fiton:
* Zbulon boshlleqet e tua
* Meson te strukturosh mendimin
* Forcon konceptet baze
Cfare humbet:
* Krijon ego
* Flet me shume sesa degjon
* Ndalon se mesuari vete
10. Eksperienca e perballjes me realitetin
Te perballesh me realitetin te detyron te zhytesh ne pjeset me te veshtira te profesionit: te rregullosh sisteme te prishura (legacy code), te perballesh me projekte qe deshtojne, te punosh per njerez jo-teknike dhe te shpjegosh njohurite e tua te fshehura. Kjo eksperience te meson te lexosh kaosin, te marresh pergjegjesi pa justifikime dhe te shohesh vleren e punes tende ne perdorim real. Por kjo eksperience ka nje cmim: nuk te ben me te rehatshem, nuk te ben me te shpejte, dhe zakonisht nuk te meson gjera te reja ose ti meson gabim. Dashuria e profesionit zhduket, gabimet dhe deshtimet behen pjese e rruges, dhe kjo behet lifestyle e re.
Cfare fiton:
* Aftesi per tu pershtate ne presion
* Qartesi dhe perkthim te teknologjise ne vlere reale
* Vetedije mbi limitet dhe mundesite e tua
Cfare humbet:
* Krijon projekte qe nuk shesin por shiten
* Mesohesh me keqmenaxhim
* Besim te tepert tek supozime te pa testuara
Por eksperienca nuk eshte lineare.
Ajo nuk vjen nga nje burim i vetem. Ajo ndertohet nga teori dhe praktike, gabime dhe reflektim, ndihme dhe vetepunim, deshtim dhe pergjegjesi. Ajo fillon aty ku pushon rehatia. Eksperienca me reale fitohet kur je vetem. Kur je one-man army, kur nuk ka kush te mbuloje, nuk ka kush te korrigjoje gabimet ne heshtje, nuk ka kush te marre fajin per ty. Cdo vendim eshte i yti. Cdo gabim eshte i yti. Cdo sukses gjithashtu.
Kjo lloj eksperience te meson gjera qe asnje sistem tjeter nuk i jep; te meson te mendosh ne menyre holistike, te lidhesh tekniken me biznesin, te kuptosh kufijte e kohes dhe realitetit, te ndertosh pa u fshehur pas titujve apo roleve.
One-man army nuk krijon specialist te ngushte. Krijon ndertues. Po, ka rrezik burnout-i. Po, gabon me shume. Po, ecen me ngadale ne fillim. Por cdo hap eshte real. Cdo mesim eshte i gdhendur ne pervoje, jo ne teori. Dhe kur me vone hyn ne ekip, ne kompani, apo ne projekte me te medha - ti nuk je thjesht "nje pjese". Je dikush qe e kupton te gjithe mekanizmin.
Nuk ka komente