Eshte gjithmone faji yt

Publikuar: Sot, 00:07

Jetojme ne nje kohe te cuditshme, ku zeri ka filluar te peshoje me shume se puna, ku fjala e shpejte dhe e shpeshte krijon iluzionin e produktivitetit, dhe ku ai qe flet me shume duket sikur ben me shume. Nuk eshte me e rendesishme cfare prodhon, por sa shpesh shfaqesh; jo sa thelle mendon, por sa shpejt reagon. Dhe ne kete teater modern te dukjes, pergjegjesia ka marre nje drejtim te cuditshem: ne fund, gjithmone eshte faji yt.

Ne cdo ambient pune, ne cdo projekt, ne cdo iniciative, do te gjesh nje kategori njerezish qe kane nje talent te vecante: ata flasin. Flasin ne takime, flasin ne mesazhe, flasin ne cdo hap, duke krijuar nje mjegull te trashe aktiviteti qe ngjan me perparim. Ata dine te japin mendime per gjithcka, te komentojne cdo detaj, te shtojne input edhe kur nuk eshte i nevojshem. Dhe ne nje menyre te cuditshme, kjo i ben te duken te angazhuar, madje te domosdoshem.

Nderkohe, diku ne sfond, jane ata te tjeret. Ata qe nuk kane kohe te flasin shume, sepse jane duke bere pune. Ata qe nuk e shpjegojne cdo hap, sepse jane te zene duke ecur perpara. Ata qe nuk e shesin veten ne cdo moment, sepse energjine e shpenzojne duke ndertuar dicka reale. Por ne kete sistem te shtremberuar perceptimi, puna e tyre behet e padukshme. Heshtja e tyre interpretohet si mungese, jo si perqendrim.

Dhe pastaj vjen kategoria e trete, ndoshta me e rrezikshmja: ironiket profesioniste. Ata nuk ndertojne, nuk prodhojne, por dine te prishin me elegance. Me nje batute, me nje nenqeshje, me nje koment te vogel, ata arrijne te zhvleresojne perpjekjen e dikujt tjeter. Nuk e sulmojne drejtperdrejt punen, por e relativizojne, e bejne te duket e zakonshme, e panevojshme, madje qesharake.

Ne nje ambient te tille, krijohet nje ekuiliber i rreme: ai qe flet shume duket i rendesishem, ai qe ironizon duket inteligjent, dhe ai qe punon, duket sikur nuk po ben mjaftueshem. Dhe ne momentin kur dicka nuk shkon sic duhet, kur nje projekt vonohet, kur rezultatet nuk jane perfekte, gishtat nuk drejtohen nga zhurma apo nga ironia. Jo. Ata drejtohen nga ai qe mbajti barren reale te punes.

Sepse eshte me e lehte te fajesosh ate qe ka bere dicka sesa ate qe vetem ka folur per te.

Kjo eshte arsyeja pse shpesh ndihesh sikur je gjithmone ti problemi. Sepse ti je ai qe je perfshire realisht. Ti je ai qe ke marre vendime, qe ke bere gabime, qe ke mbajtur pergjegjesi. Ndersa te tjeret kane qene spektatore me ze te larte ose kritike te perhershem nga distanca.

Ironia me e madhe eshte se sistemi shperblen pikerisht kete sjellje. Sa me shume te flasesh, aq me shume dukesh. Sa me shume te komentosh, aq me shume perceptohesh si i perfshire. Dhe sa me shume te punosh ne heshtje, aq me shume rrezikon te kalosh pa u vene re, derisa dicka te shkoje keq.

Dhe atehere, papritur, te gjithe kane dicka per te thene. Te gjithe behen eksperte. Te gjithe dine se cfare duhej bere ndryshe. Dhe ne fund te gjithe bien dakord per nje gje: eshte faji yt.

Por ne nje bote ku perceptimi eshte kaq i shtremberuar, duhet nje vetedije e forte per te mos rene pre e tij. Duhet te kuptosh se zhurma nuk eshte pune, se ironia nuk eshte inteligjence, dhe se dukja nuk eshte vlere reale. Dhe mbi te gjitha, duhet te pranosh nje te vertete te thjeshte por te fuqishme: nese je ti ai qe mban pergjegjesi, qe prodhon, qe nderton, atehere po, shpesh do te duket sikur eshte faji yt. Jo sepse je me i dobeti, por sepse je i vetmi qe realisht po ben dicka.

Por ti mos e merr si akuze, merre si nje shenje!

Written by Eri Drekaj
#punetor#pergjegjezi

Komente

Nuk ka komente

Ler nje Koment