Kenaqesia e te parit te te tjereve te shkelqejne

Publikuar: Para nje muaji

Besoj se nje nga gezimet me te nenvleresuara ne jete, eshte te shikosh te tjeret te shkelqejne. Gjate viteve, kam punuar me zhvillues te rinj, te etur per te mesuar, te etur per udhezime dhe te gatshem per te perballuar boten dhe sfidat e punes ne programim. Dhe u kam mesuar atyre jo vetem kodin, por edhe zakonet, disiplinen dhe menyrat delikate per te pase sukses ne heshtje, ne nje bote konkurruese. I kam udhezuar, i kam zevendesuar, dhe ndonjehere su kam kthyer as pergjigje per ti lene te mesonin vete. Nuk kishte te bente me njohjen; kishte te bente me mbjelljen e farave qe do te rriteshin me kalimin e kohes.

Sot, i shoh te kene sukses. Dikush ka marre persiper projekte qe as vete ndoshta sdo guxoja. Dikush ka themeluar kompani, e dikush shet me cmime qe vete nuk i kam ndjekur kurre. Dhe ata e kujtojne... Ata i kujtojne mesimet e vogla, keshillat e dhena, durimin, shoqerine, justifikimet qe beja per ta apo heshtjen qe mbaja kur duhej.

Dhe eshte nje lloj kenaqesie unike! Ndryshe nga arritjet personale, te cilat zbehen ose festohen vetem shkurtimisht, suksesi i te tjereve mbart nje rezonance te qendrueshme. Ato behen pjese e trashegimise sime, prove se udhezimi, pervoja dhe mbeshtetja e qete, mund te valezojne me kalimin e kohes.

Nuk ka zili ketu. Te shohesh te shkelqejne ata qe i kisha perbri ne ditet e tyre te para, nuk eshte nje reflektim i asaj qe me mungon, por nje feste e asaj qe te gjithe mund te krijojme se bashku. Gezimi eshte delikat, pothuajse i padukshem, por eshte i vertete: cdo histori suksesi e dikujt qe kam ndihmuar, eshte nje konfirmim se mentorimi eshte ne vetvete nje zanat i fuqishem.

Tani, teknologjia po ndryshon shpejt... Edhe modelet e punes. Por une vazhdoj te mesoj, te udhezoj, dhe te keshilloj, duke e ditur se brezi i ardhshem sdo kete nevoje te perdore nje WindowsXP per te programuar ne te, por veshtiresite qe une sfidoja kur e beja - ata do mesojne prej tyre. Dhe ne fund te fundit, kenaqesia e te parit te te tjereve te shkelqejne, sidomos kur ti ke dhene nje dore, eshte nje shperblim qe nuk pakesohet kurre.

Written by Eri Drekaj
#mesim#rritje#sukses

Komente

Nuk ka komente

Ler nje Koment