Kur ankesa vjen para rritjes

Publikuar: Te Marten e shkuar

Ka nje skene qe perseritet ne shume vende pune, aq shpesh sa duket pothuajse si strategji e shkruar diku ne kontrate. Punetori punon fort, merr pergjegjesi, qendron me gjate, zgjidh probleme qe nuk jane te tijat, hesht ne momente zhurme, pret momentin e duhur, dhe kur me ne fund vendos te kerkoje nje rritje rroge, ndodh dicka e cuditshme: para se ta hape gojen, shefi hap nje ankese. Nje ankese qe del nga hici.

Ankesa "rastesore" nuk eshte e tille. Ankesa zakonisht nuk eshte as dramatike. Nuk eshte as dicka e madhe. Perkundrazi, eshte e vogel, e paqarte, e mjegullt, dicka e tipit: "Kohet e fundit spo me dukesh aq i fokusuar", apo "Ka disa gjera qe mund ti besh me mire.", apo "Duhet te punojme pak me qendrimin tend."

Asnje shembull konkret. Asnje paralajmerim i meparshem. Asnje feedback i dokumentuar. Por efekti eshte i menjehershem: te ul energjine, te shtyn ne mbrojtje, te fut ne faj, dhe te detyron te mbrohesh. Dhe mbi te gjitha, te ben te mendosh se ndoshta seshte momenti i duhur te kerkosh rritje.

Po pse ndodh kjo? Jo cdo shef e ben me qellim te keq. Por shume e bejne me instinkt kontrolli. Nje punetor i sigurt ne vleren e vet eshte i veshtire per tu manipuluar. Nje punetor me ego te ulur, me dyshim per performancen e vet, eshte shume me i lehte per tu menaxhuar. Ankesa e papritur sherben per te rikthyer balancen e pushtetit, zzhvendosur fokusin nga kerkesa te permiresimi, fiton kohe, dhe si perfundim shmang nje diskutim financiar qe eshte edhe qellimi paresor. Eshte nje taktike e bute, por efektive.

Ne fakt, jo cdo kritike eshte manipulim. Ndonjehere edhe nuk eshte, por ka disa shenja te qarta kur ankesa perdoret si mburoje:
1. Koha. Ankesa del pikerisht kur ti po rritesh profesionalisht ose po afrohesh te kerkosh me shume.
2. Specifika. Kritika behet pa shembuj konkrete.
3. Historia. Deri dje gjithcka ishte shume mire.
4. Vazhdimi. Nuk ka plan per permiresim, vetem fjale.

Feedback-u i vertete eshte i vazhdueshem, i matshem dhe i ndershem. Ankesa taktike eshte e paqarte dhe e papritur, por arsyeja eshte gjithmone e njejta. Dhe cfare ndodh me punetorin ne keto situata? Shume punetore reagojne njesoj: e shtyjne kerkesen, punojne edhe me shume per te provuar veten, ndihen fajtore pa arsye te qarta, dhe humbasin besimin per te negociuar. Ironia eshte se shpesh ata qe bien ne kete kurth jane punetoret me te perkushtuar, jo ata problematike.

Por qetesia, eshte arma kryesore si te reagosh pa u djegur. Jo mbrojtja emocionale, jo justifikimi i shpejte, por qetesia. Disa hapa praktike te qetesise qe keshilloj, jane:

1. Kerko konkretesi, psh "Mund te me japesh nje shembull konkret qe ta kuptoj me mire?"
2. Ndaji temat, psh "Feedback-u eshte i rendesishem, por rritjen dua ta diskutojme si teme me vete."
3. Kerko matje, psh "Cilat jane kriteret qe duhet te permbush per rritje?"
4. Dokumento. Mbaj shenime. Email-e. Objektiva. Thjesht fakte.
5. Mos e ul kerkesen nga nga ndjesia fajit qe mund te kesh per momentin. Kritika pa baze nuk e anulon vleren tende.

E verteta e thjeshte eshte se nese performanca jote do te ishte realisht problem, nuk do te dilte vetem kur ti kerkon rritje. Dhe nese cdo here qe rritesh, perballesh me ankesa te paqarta, problemi nuk eshte performanca jote, por eshte te struktura ku po punon.

Duhet kuptuar se rritja e rroges nuk eshte shperblim moral sic disa shefa e trajtojne. Ajo eshte negociate ekonomike. Kurse feedback-u eshte mjet zhvillimi dhe jo arme per te ulur guximin. Kur keto dy gjera perzihen qellimisht, nuk kemi me menaxhim, por kemi kontroll. Dhe punetori qe e kupton kete heret, kursen kohe, energji dhe iluzione, dhe kerkon hapesire te punoje atje ku shperblehet.

Written by Eri Drekaj
#rritje#refuzim#strategji

Komente

Nuk ka komente

Ler nje Koment