Kur ChatGPT hyn ne meeting
Publikuar: Te Henen, 23:13
Dje perjetova nje situate qe ne pamje te pare ishte krejt e zakonshme, por qe ne fakt tregoi shume per menyren se si po ndryshon kultura e punes ne zhvillimin software. Ishim ne nje meeting pune duke diskutuar nje platforme te re, strukturen dhe menyren se si duhej te ndertohej arkitektura per fazat qe do te vijne. Diskutimi ishte teknik, i qete dhe normal, si dhjetera te tjere qe kam bere nder vite me stafe te ndryshme.
Tema e debatit ishte dicka qe per dike brenda profesionit mund te duket edhe qesharake: pse nje funksion qe afishonte entitetet, e kisha quajtur "properties" dhe jo "property". Per mua pergjigjja ishte e qarte. Nuk ishte ceshtje shijeje apo stilimi personal. Ishte menyra se si ndertohet nje sistem qe duhet te rritet me kalimin e kohes. Emertimi ne shumes lidhej drejtperdrejt me strukturen e databazes, me modelin, me koleksionin dhe me faktin qe strukturen nuk e kisha menduar vetem per funksionalitetin aktual apo momental, por per zgjerime te ardhshme qe ende nuk ekzistojne.
Ndersa po shpjegoja kete logjike, frontend developeri hapi telefonin, hapi ChatGPT dhe beri pyetjen aty per aty: si duhet te quhet funksioni? Nuk ishte nje moment kur dikush po kerkonte te mesonte me shume. Ishte nje moment kur AI po futej ne tavoline si gjykates i debatit. Qellimi nuk ishte te kuptohej vendimi arkitekturor, por te gjendej nje pergjigje e menjehershme qe mund te shpallte dike korrekt dhe dike gabim.
Aty kuptova se problemi nuk kishte te bente fare me emrin e funksionit. Problemi ishte menyra si po ndryshon raporti yne me dijen dhe autoritetin teknik.
Per shume zhvillues qe jane rritur profesionalisht para epokes se AI, procesi i punes fillon gjithmone me pyetjen "pse". Pse behet keshtu? Cfare pasoje ka pas gjashte muajsh? Si do ndikoje kjo zgjedhje kur projekti te dyfishohet? Cfare ndodh kur kerkesat ndryshojne dhe sistemi duhet te pershtatet? Pervoja te meson te mendosh ne kohe te gjate, sepse cdo vendim i vogel teknik nje dite kthehet ne borxh teknik shume real.
Gjeneratat e reja te zhvilluesve kane hyre ne profesion ne nje realitet tjeter. Ata kane akses te menjehershem ne pergjigje. Ne vend qe te kalojne ore duke kerkuar dokumentacion apo duke bere eksperimente, mjafton nje prompt dhe nje model gjuhesor prodhon nje zgjidhje te strukturuar. Kjo eshte nje avantazh i jashtezakonshem dhe nuk duhet nenvleresuar. Problemi lind kur pergjigjja e AI fillon te zevendesoje procesin e arsyetimit.
AI nuk punon me kontekstin emocional dhe historik te nje projekti. Nuk e njeh ekipin, kompromiset e meparshme, kufizimet reale, apo arsyet pse disa zgjedhje jane bere vite me pare. AI pergjigjet per situaten ideale, per shembullin me te paster teorik. Ndersa projektet reale jane gjithmone te papastra, te mbushura me vendime pragmatike dhe me kufizime qe nuk shkruhen ne asnje dokumentim.
Kur nje pergjigje e gjeneruar ne sekonda perdoret si argument final ne nje diskutim teknik, krijohet nje iluzion autoriteti. Shpejtesia e pergjigjes fillon te perceptohet si korrektesi. Nje screenshot nga AI merr peshe te barabarte me vite eksperience praktike. Diskutimi teknik zhvendoset nga analize arkitekturore ne krahasim pergjigjesh.
Ironia eshte se problemi nuk eshte vete AI. AI eshte ndoshta mjeti me i fuqishem qe ka pasur ndonjehere industria jone. Shume zhvillues me pervoje e perdorin cdo dite per te eksploruar ide, per te testuar alternativa apo per te shpejtuar pune rutine. Dallimi qendron tek menyra e perdorimit. Kur AI perdoret si bashkepunetor, ajo rrit cilesine e punes. Kur perdoret si zevendesues i mendimit kritik, ajo fillon ta dobesoje ate.
Ne shume ekipe sot po perplasen dy menyra te ndryshme te te menduarit. Njera vjen nga pervoja e gjate me sisteme qe kane kaluar cikle reale jete: launch, rritje, krize, refaktorim dhe shpesh deshtim. Tjetra vjen nga nje brez qe eshte mesuar te kete gjithmone nje pergjigje ne dispozicion dhe qe natyrshem optimizon per shpejtesi dhe efikasitet te menjehershem. Asnjera nuk eshte gabim ne vetvete, por tensioni lind sepse ato operojne ne horizonte kohore te ndryshme.
Zhvilluesi me pervoje mendon per sistemin pas tre vitesh. Zhvilluesi AI-native mendon per task-un e sotem. Njeri ka frike nga kompleksiteti qe akumulohet. Tjetri ka frike nga ngadalesia. Dhe kur keto dy filozofi takohen pa nje kulture te perbashket pune, cdo vendim i vogel teknik mund te shnderrohet ne konflikt te heshtur.
Paradoksi me i madh eshte se AI nuk e ul vleren e ekspertizes njerezore. Perkundrazi, e rrit ate. Sa me shume njerez te kene akses ne pergjigje te shpejta, aq me e rendesishme behet aftesia per te kuptuar se cila pergjigje eshte e duhura per nje kontekst specifik. Dija nuk matet me me ate qe di permendesh, por me aftesine per te gjykuar.
Ne fund, meeting-u mbaroi si cdo meeting tjeter. Projekti vazhdoi. Funksioni mbeti "properties", ashtu sic une e kisha menduar, dhe jo sepse nje AI e konfirmoi - gje qe nuk ndodhi, dhe as sepse dikush fitoi debatin - gje nuk ndodhi as kjo. Por sepse arkitektura e nje sistemi software nuk ndertohet per te qene teorikisht e sakte ne nje pergjigje gjenerike. Ndertohet per te mbijetuar realitetin e perdorimit, ndryshimit dhe kohes. E kjo detyre me ishte caktuar mua.
Fati jone eshte qe kjo te jete sfida reale e epokes sone: jo te mesojme si te perdorim AI-ne, por si te vazhdojme te mbajme zgjuar trurin nderkohe qe e perdorim ate.
Nuk ka komente