Kur jep shume ne pune... dhe ndeshkohesh per kete

Publikuar: Te Marten, 07:43

Ka nje paradoks te cuditshem qe ndodh shpesh ne vendet e punes, sidomos ne ato qe quhen "dinamike", "agresive" ose "me ritem te larte". Punonjesit nxiten te japin maksimumin, te marrin iniciativa, te mbulojne boshlleqe, te sakrifikojne kohe dhe energji. Dhe shume e bejne kete. Por me pas, pikerisht sepse kane dhene shume, perfundojne te penalizuar.

Kur ke mbaruar punet e tua, sepse i ke bere shpejt dhe mire, papritur nuk ke me cfare te besh. Dhe kjo interpretohet si dembelizem. Ose si mungese angazhimi. Ose si "nuk po jep mjaftueshem". Nderkohe, po te kishe dhene me pak, po te kishe zvarritur punet, do te ishe penalizuar po njesoj – kete here per mungese performance. Ne te dyja rastet, humb. Dhe kjo nuk eshte problem i punonjesit. Eshte simptome e nje ambienti toksik ose e nje menaxhimi te paafte.

Ne nje ambient te shendetshem pune, produktiviteti nuk matet me sa i zene dukesh, por me vleren qe krijon. Ne nje ambient toksik, perkundrazi, rendesi ka te dukesh gjithmone i mbingarkuar, edhe kur s'ka pune reale per te bere. Fatkeqesisht, keshtu krijohet nje kulture ku puna behet teater: njerezit shtiren te lodhur, zgjasin detyra artificialisht dhe shmangin efikasitetin, sepse efikasiteti ndeshkohet.

Menaxheri i paafte nuk di te planifikoje ngarkesen e punes. Ai nuk shperndan detyra sipas kapaciteteve reale dhe nuk parashikon cfare ndodh kur dikush i kryen me shpejt se te tjeret. Ne vend qe ta shohe kete si avantazh, e sheh si kercenim. Sepse nxjerr ne pah kaosin e tij.

Ne keto ambiente, mesazhi eshte kontradiktor: "Jep me shume", por jo aq shume sa te tregosh se sistemi eshte bosh. "Puno fort", por jo aq fort sa te dale ne pah se te tjeret nuk po punojne. "Ji proaktiv", por mos guxo te perfundosh para kohe. Punonjesi perfundon ne nje kurth psikologjik. Cfaredo zgjedhjeje te beje, eshte gabim. Kjo sjell lodhje mendore, cinizem dhe humbje motivimi. Njerezit me te mire ose pershtaten duke u bere mesatare, ose largohen.

Nje menaxhim i afte do te vepronte ndryshe. Do ta shfrytezonte kohen e lire te krijuar nga efikasiteti per trajnime, per permiresime procesesh, per projekte afatgjata. Do te shperblente ata qe mbarojne punen shpejt, jo t'i ndeshkonte. Dhe mbi te gjitha, do te kishte guximin te pranoje qe problemi nuk eshte mungesa e punes, por mungesa e vizionit.

Nese ndodhesh ne nje vend pune ku jep shume dhe ndeshkohesh, ose jep pak dhe ndeshkohesh po njesoj, mos e personalizo. Shpesh nuk eshte ceshtje performance, por ambienti. Dhe ambientet toksike nuk rregullohen duke u lodhur me shume, por duke i identifikuar qarte dhe, kur eshte e mundur, dhe duke u larguar prej tyre. Sepse puna duhet te shperbleje vleren, jo te ndeshkoje aftesine.

Written by Eri Drekaj
#pune#lodhje#penalizim

Komente

Nuk ka komente

Ler nje Koment