Kurthi i nje klikimi me shume

Publikuar: Sot, 08:47

Te gjitheve na ka ndodhur. Jemi ulur para ekranit per te perfunduar nje projekt te rendesishem, nje kod qe pret ose nje email qe duhet nisur. Papritur, shfaqet nje njoftim. Nje video shume interesante ne YouTube, nje emer qe na kujtohet dhe duam ta kerkojme ne LinkedIn, ose nje faqe lajmesh qe premton dicka qe nuk duhet humbur, ose nje date, ose nje link...

Ky eshte kurthi i nje klikimi me shume. Duket i pafajshem, por eshte armiku numer nje i produktivitetit tone.

Kur themi "po shoh vetem kete videon 2-minuteshe", ne besojme se kemi kontroll mbi kohen. Por truri yne funksionon ndryshe. Cdo klikim i ri hap nje shporte te re informacioni ne mendjen tone. Edhe pasi e mbyllim ate video, nje pjese e fokusit tone mbetet aty, duke e bere shume me te veshtire rikthimin te puna serioze.

Nis me nje kerkim per nje emer specifik dhe perfundon duke lexuar biografine e nje personi qe nuk ka asnje lidhje me diten tende. Nje emer te con te nje link, linku te nje faqe tjeter, dhe para se ta kuptosh, kane kaluar 40 minuta. Kjo shetitje digjitale nuk eshte pushim; eshte lodhje mendore e maskuar si argetim.

Kostoja e rikthimit eshte e larte. Shkenca e thote qarte: duhen mesatarisht "23 minuta" per tu rikthyer ne gjendjen e fokusit te thelle pasi jemi shperndare. Pra, ai klikim qe zgjati 30 sekonda, ne fakt te kushtoi gjysme ore pune cilesore.

Si te dalim nga ky kurth?

1. Rregulli i 10 minutave
Nese ndjen deshiren per te klikuar dicka jashte punes, thuaji vetes: "Do e shoh pas 10 minutash". Shpeshhere, pas 10 minutash, interesi do te jete zbehur.

2. Mbyll tab-et e panevojshme
Cdo faqe e hapur ne browser eshte nje ftese per tu shperndare. Mbaj hapur vetem ate qe te duhet per detyren aktuale.

3. Perdor "Read Later"
Nese gjen nje artikull apo video vertet interesante, ruaje ne "bookmarks" ose ne aplikacione si Pocket. Mos e konsumo ne moment.

Fokusi nuk humbet me gabime te medha, por me vendime te vogla. Mos lejo qe "nje klikim me shume" te jete barriera mes teje dhe suksesit te dites tende. Punon dot pa e hapur ate tab-in tjeter?

Written by Eri Drekaj
#klikim#klikime#fokus

Komente

Nuk ka komente

Ler nje Koment