Mbingarkesa, shperblimi i punetorit qe punon
Publikuar: Te Enjten e shkuar
Ne cdo vend pune, qofte nje zyre e vogel me pak njerez apo nje kompani e madhe me dhjetera punonjes, ekziston gjithmone nje personazh qe nuk bie shume ne sy, qe nuk ben zhurme, qe nuk debaton ne mbledhje dhe qe rrallehere ankohet, por qe, ne menyre te cuditshme, duket sikur eshte gjithmone aty kur ka pune per tu bere. Eshte ai personazhi qe pranon cdo detyre me nje "po" te qete, qe merr persiper edhe gabimet e te tjereve pa drame, dhe qe, pa e kuptuar askush, perfundon duke mbajtur mbi supe me shume peshe sesa i takon dhe dita vazhdon sikur kjo eshte gjeja me normale ne bote. Por me kalimin e kohes, kjo sjellje e heshtur shnderrohet ne dicka tjeter: ne pritshmeri. Dhe pritshmeria, dalengadale, behet shfrytezim.
Problemi nuk qendron te fakti qe je i mire apo bashkepunues. Perkundrazi, keto jane cilesi te rralla dhe te cmuara. Problemi lind kur miresia nuk shoqerohet me kufij, kur gatishmeria per te ndihmuar te tjeret ne detyrat e tyre kthehet ne detyrim te perhershem tendin, dhe kur "po"-ja jote behet aq automatike sa njerezit pushojne se pyeturi nese ke disponueshmeri dhe energji, apo jo. Ne ate moment, ti nuk je me koleg i vlefshem; behesh zgjidhja e perhershme per cdo problem qe askush tjeter nuk e merr persiper.
Psikologjia e punes eshte e thjeshte dhe ndonjehere komplet pragmatike: nese dikush nuk kundershton kurre, supozohet se eshte dakord me gjithcka. Askush nuk e lexon lodhjen tende ne heshtje, askush nuk e mat stresin qe grumbullohet brenda teje, sepse nga jashte dukesh funksional. Dhe kur dukesh funksional, sistemi vazhdon te te ngarkoje thjesht nga komoditeti.
Shume punetore te qete mbahen pas nje besimi te brendshem, pothuajse moral: nese punoj fort, nese nuk ankohem, nese tregoj perkushtim, dikush do ta vere re dhe do ta shperbleje. Eshte nje ide e bukur, pothuajse idealiste, por realiteti i zyrave rrallehere funksionon keshtu. Zakonisht ndodh e kunderta: ai qe flet - degjohet, ai qe negocion - respektohet, ndersa ai qe punon thjesht merr me shume pune.
Ne kete pike eshte e rendesishme te kujtojme dicka thelbesore qe shume njerez e harrojne: puna jote eshte ajo per te cilen je marre vesh ne fillim. Kontrata, orari, pershkrimi i rolit nuk jane formalitete boshe; ato jane kufij te qarte. Nese je punesuar per nje detyre te caktuar dhe me kalimin e muajve e gjen veten duke bere dy apo tre role njekohesisht pa asnje rishikim te kushteve apo te pages, atehere nuk po flasim me per perkushtim, por per pabarazi.
Kjo nuk do te thote qe duhet te behesh konfliktual apo armiqesor me shoket e zyres apo shefat, sepse vendosja e kufijve nuk eshte revolte; por eshte pjekuri profesionale. Shpesh mjafton nje fjali e qarte dhe e qete: te pyesesh cilat prioritete duhet te shtyhen nese merr nje detyre te re, te kerkosh riorganizim te ngarkeses, ose thjesht te kujtosh se disa gjera nuk jane pjese e rolit tend fillestar. Keto nuk jane justifikime, por menyra te shendetshme per te mbrojtur kohen dhe energjine tende. Sepse ne fund te dites, askush nuk do ta beje kete per ty. As shefi, as kompania, as koleget. Organizatat, nga natyra e tyre, do te shtyjne gjithmone deri aty ku i lejon. Nese ti pranon gjithcka, do te te japin gjithcka. Nese vendos kufij, do te mesohen me kufijte e tu!
Ka nje dinjitet te heshtur ne te diturit kur te thuash "po", por ka po aq dinjitet edhe ne te diturit kur te thuash "mjaft". Profesionalizmi i vertete nuk matet vetem me sa shume pune mban mbi supe, por me se shumti, me sa drejt di ta mbrosh veten brenda punes tende.
Nuk ka komente