Modelet e punes minimaliste; Te punosh pa u djegur

Publikuar: Para një muaji

Gjate viteve te fundit, kam zbuluar ne praktike nje menyre te mire per t'iu qase punes: te bej fiks ate per cka paguhem, as me shume e as me pak. Disa e njohin kete model si "braktisje ne heshtje" por per mua nuk eshte aspak braktisje. Eshte largim pasi ke bere punen, eshte nje vendim per te vendos kufinj, per te ruajte energjine, dhe per tu fokusuar ne cka ka rendesi - ne pune dhe ne jete.

Ja disa nga modelet kryesore qe mund te ndjekim, per te bere fiks ate qe kerkohet. Jam i sigurte qe edhe ty te pershtatet nje;

1. Doreheqja e Qete, ose, angazhimi i kufizuar.

Ky model nuk eshte vertete nje doreheqja nga puna, por doreheqje nga ato qe vijne jashte punes duke permbushe vetem pritshmerite teknike, jo te tejkalohen ato. Kerakteristikat e ketij modeli jane:

* Ndjek pershkrimin e punes fjale per fjale.
* Punon vetem gjate orarit qe paguhet.
* Shmang punen shtese, punen jashte orarit, apo perpjekjet pertej kopetencave.
* Kursen energjine per projekte dhe qellime personale.

Ky model, ose me sakte, ky mentalitet, te ndihmon te parandalosh lodhjen, dhe te ruash performancen profesionale ne nje kohe dhe kulture qe puna jone mund te te rrembeje jeten.

2.Produktivitet Minimal i Qendrueshem.

I frymezuar nga "Minimum Viable Product" i botes se teknologjisë, ky eshte i njejti parim qe mund te zbatohet ne rezultatin e puneve.

* Perqendrohesh vetem ne cka eshte e nevojshme per te kryer punen.
* Identifikon rezultatin e vertete dhe injoron detyrat qe nuk kane rendesi.
* Synon versionin me te thjeshte dhe me te qarte qe permbush kerkesat.
* I thua "jo" perfeksionit dhe punes shtese te panevojshme.

Kjo qasje te mban efikas dhe ne gjendje per te bere dicka te dyte shtese, pa shteruar energjite.

3. Puna e rregullit.

Ndonjeherë, une pervetësoj nje tjeter mentalitet, qe mund te quhet "puna e rregullit". Kjo do te thote qe ndjek cdo rregull ne punen time ne menyre strikte dhe nuk perkulem per te pranuar favore te papaguara.

* Eshte nje menyre ligjore dhe e sigurt per te mbrojtur kohen time dhe pergjegjesite e mia.
* Puna mund te ngadalesohet, por une kurre nuk po bej asgje qe mund te konsiderohet shfrytezim.

Per mua, kjo metode eshte nje strategji fuqizuese dhe aspak nje lloj proteste pasive.

4. Puna e thelle.

Nje tjeter metode qe e kam perqafuar se fundmi, eshte puna e thelle minimale. Ta shpjegoj me ne detaje;

* Perqendrohesh vetem ne detyrat thelbesore, pra ato qe te etiketohen drejtperdrejt.
* Heq takimet e panevojshme, mesazhet e teperta, bisedat ne zyra dhe punen per tu dukur.

Me kete metode, jo vetem qe ruaj fokusin pa u lodhur, por mundem edhe te prodhoj pune me cilesi te larte me "shperthime" te vogla dhe te perqendruara.

**

Per mua, te punosh pak dhe sakte, nuk eshte perfitim apo shfrytezim, por nje menyre per te vendose kufinj dhe per te kursyer energjite e mia. Duke shprehur sakte cfare bej dhe cfare jo, une mbaj reputacionin tim profesional dhe kursej kohen time te lire jashte zyres. Keshu, ne permbledhje:

1. I qendroj rolit tim ne pune.
2. Shfrytezoj komplet oret per te cilat paguhem.
3. Dokumentoj gjithcka qe te kuptohet me mire performance.
4. Refuzoj pergjegjesine per kerkesa jashte rolit tim.
5. Ruaj energjine per mesime, projekte personale, apo edhe relaks.

Written by Eri Drekaj
#doreheqje#perkushtim

Komente

Nuk ka komente

Ler nje Koment