Nje profesion qe nuk vdes kurre
Publikuar: Para shumë kohësh
Vete kam filluar ne vitet e para te ketij shekulli, me sakte, ne 2004 fillova te mesoj e ne 2006 bera publikimin e pare. Atehere, web-i ishte akoma nje foshnje dhe plot me mundesi - e te ishe web developer, ishte gje jo e zakonshme. Shume biznese dhe kompani nuk e kuptonin fuqine e nje website, por mendonin se u duhet nje. Dhe per ata qe mund ta realizonin kete,, pagesa ishte e mire, lehtesisht mbi mesatare sepse kjo aftesi ishte e rralle, e vlefshme, dhe ngjitese - e prekshme.
Njerezit me shikonin sikur jam nje hap perpara. Jo se isha me i shpejte, por sepse mund krijoja dicka, nga asgje, dicka qe tjeret nuk e kuptonin; dicka te dukshme, te prekshme, dhe perfituese. Mund te ktheja idete ne kod dhe kodin ne eksperience te cilen njerezit mund te jetonin vete, dhe kjo ishte dicka e fuqishme.
Si profesion, nuk ishte i thjeshte apo pa sfida. Teknologjite ndryshojne shpejt dhe gati plotesisht, framwerok-et krijohen shkelqejne mbarojne, dhe klientet rralle here e dine saktesisht ca duan. Pastaj kompeticioni eshte global dhe shume i madh, por serish, paravaresisht presionit, pergjegjesia dhe mundesia eshte ne zgjerim gjithmone. Website, applikacione, mjete, platforma, keto jane produkte qe cdo biznes i kerkon. Se cdo biznes e ka nje ide. Dhe kjo ide kerkon nje zhvillues.
Te ndertosh website funksionale, eshte nje nder te paktat profesione qe perkthehet menjehere ne vlere. Puna eshte e matshme, e zgjerueshme, dhe me impakt. Edhe ndersa automatizimet rriten, teknologjite zhvidhohen, inteligjenca artificiale ben pune, nevoja per dike qe arkitekton, miremban, dhe permireson eksperiencat dixhitale - sdo vdesi kurre. Eshte nje profesion qe i pershtatet ndryshimit sepse web-i ne vetvete nuk ndalet se ndryshuari kurre.
Per kedo qe hyn ne kete fushe sot, leksioni i pare eshte i thjeshte dhe i shkurter: duaje zanatin, qendro kurioz, dhe kupto tregun global. Kompanite kudo neper bote kane nevoje per aftesite e tua dhe do kene per gjate - e kompensimi i ketyre aftesive, eshte i prekshem shpejt. Te jesh web developer, nuk eshte thjesht nje pune, por nje karriere qe te jep shperblim, respekt, dhe mundesi qe pak profesione i japin.
Me kujtohet si kam filluar, me ore te gjata duke mesuar HTML e PHP, nga kompjuteri i vjeter ne celular, dhe kuptoj se kjo pune nuk behet kurre e vjeter. Web-i rritet, dhe me te, edhe vlera e zanatit.
Te jesh web developer do te thote te jesh pjese e nje bote qe evolon gjithmone, te paguhesh per te, e te kesh privilegjin e ralle te ndertosh gjera qe vlejne. Prandaj ky profesion nuk do vdesi kurre.
Nuk ka komente