Pasioni i zhvilluesit dhe strategjia e klientit
Publikuar: Muajin e kaluar
Si zhvillues software, shpesh na pelqen te mendojme se bota e biznesit funksionon me te njejtat rregulla logjike si kodi yne: nese ndjek udhezimet, respekton marreveshjen dhe shkruan kod te dokumentuar mire, rezultati do te jete ai qe pret. Por ndonjehere, realiteti i biznesit te perplas fytyres nje skenar qe nuk e gjen ne asnje manual te puneve dhe metodologjive.
Ketu po ndaj nje eksperience personale qe me ndodhi se fundmi - nje histori me marreveshje nen rrogoz, ndryshime radikale te teknologjise brenda nates dhe nje leksion te forte mbi ate se ku po shkon industria ne vitin 2026.
Gjithcka nisi me nje projekt per nje platforme te caktuar. Si backend developer me eksperience te forte ne PHP por dhe frontend, propozova nje arkitekture solide: nje API te fuqishem ne PHP me nje frontend te paster (me ndonje framework te mire si Tailwind dhe Alpine). Klienti ra plotesisht dakord. Gjate diskutimeve fillestare, rame ne nje emerues te perbashket: cilesia, pastertia, jetegjatesia, dhe dokumentimi i sakte i kodit - keto ishin prioritet. Ndonese koha ishte jo shume e favorshme, nuk donim as rruge te shkurtra qe ecin sot e mbyllen neser.
Pas nje muaji pune, dinamika ndryshoi pak. U punesua nje frontend developer dhe dizajni ne Figma u vendos te ndertohej me Nuxt. Asnje problem deri ketu - fillova te pershtat backend-in tim per te sherbyer thjesht si API per Nuxt - duke heqe dore komplet nga MVC qe kisha punuar deri ate moment.
Por pastaj, komunikimi filloi te ngadalesohej. Per dy muaj rresht, kerkesat ndryshonin dhe bisedat beheshin te cuditshme ndonjehere, por une vazhdoja te punoja dhe te rafinoja pjesen time, duke besuar te plani fillestar. Derisa erdhi nje ndryshim kursi - bashke me shokun e vertete. Ne nje kafe miqesore dhe pa shume paralajmerime, menda mu pre bllok: "Projekti do te ndertohet nga e para me C# dhe Nuxt."
Si developer, e pranon qe klientet ndryshojne mendje per stack-un teknologjik (edhe pse te vjen keq per PHP-ne). Klienti u tregua korrekt nga ana financiare dhe me pagoi cdo dite pune. Deri ketu, thjesht nje dite e zakonshme ne biznes. Por ja ku vjen cudia. Sot, saktesisht 3 jave pas atij takimi - platforma eshte LIVE ne produksion. Dhe nuk po flas per nje faqe te thjeshte prezantimi. Platforma eshte plotesisht responsive, me Nuxt ne frontend, sistem shumegjuhesh (multilingual), integrim me Google Login, gateway pagesash funksionale, galeri, harta, admine, menaxhere, persorues, vizitore, dhe me nje backend te tere ne C#. Gjithcka punon perfekt!
Po si ndertohet nje platforme e tille per 3 jave? Nese ke shkruar qofte edhe nje rresht kod ne jeten tende, e di qe eshte teknikisht e pamundur qe nje skuader sa do e madhe, te ndertoje nje platforme komplekse nga zero, ta testoje dhe ta nxjerre live pa asnje bug per me pak se tre jave. Pra, cfare ndodhi ne prapaskene? Ka dy skenare reale:
1. Plani B qe luhej paralelisht: Ndersa mua me thuhej "nuk ka progres", menaxhmenti kishte kontraktuar nje skuader tjeter (ose nje agjenci) qe po punonte ne fshehtesi. Dhe une rrija "per siguri" ne rast se deshtonte plani i tyre i dyte.
2. Fuqia e AI-Driven Development dhe Template-ve: Ne vitin 2026, mjetet e AI (si Cursor, Claude, Bolt, etj.) mund te kthejne nje dizajni Figma ne komponente Nuxt brenda pak oreve. C# eshte nje gjuhe strikte dhe shume e parashikueshme, ku AI shkelqen ne gjenerimin e boilerplate code dhe integrimin e shpejte te API-ve standarde si Stripe apo Google Auth. Me shume mundesi, skuadra e re ka perdorur mjete te avancuara te AI (ose nje kod te gatshem Whitelabel) per te fluturuar drejt produksionit.
Leksionet qe mora ne kete situate, dhe qe duhet ti ndaj ne kete shkrim, jane se kur parimet e premtuara per "pune te paster" fluturojne nga dritarja perballe presionit te kohes dhe tregut, ne si zhvillues duhet te nxjerrim disa konkluzione te ftohta:
1. Biznesi zgjedh shpejtesine para premtimeve. Klientet publikisht thone "duam cilesi", por ne prapaskene, nese u ofrohet nje rruge me e shpejte dhe me e lire, ata do ta pranojne pa e vrare mendjen per etiken e komunikimit apo per cilesine qe kerkuan ne fillim.
2. Mbrojtja financiare eshte gjithcka. Gjithmone punoni me etapa (milestones) dhe sigurohuni qe puna juaj te paguhet rregullisht. Nese nuk tregohesh i kujdesshem me kete pjese, nje eksperience e tille do te kushtoje nje dem i madh financiar, pervec se nje zhgenjim profesional.
3. Nuk eshte personale. Ndryshimi i stack-ut nuk pasqyron aftesite e zhvidhuesit. Shpesh, levizjet jane thjesht levizje politike/biznesi brenda kompanise.
Bota e zhvillimit te softuerit po leviz me nje shpejtesi te frikshme. Si zhvillues, detyra jone eshte te vazhdojme te shkruajme kod te shkelqyer, por te mbajme syte hapur ndaj dinamikave te tregut. Pasioni per kodin mbetet i yni, por strategjia e biznesit i perket klientit.
Nuk ka komente