Programimi nuk eshte nje bote cunash

Publikuar: Para shumë kohësh

Per shume kohe, imazhi i nje programuesi ka qene i thjeshte dhe i pritshem; nje djale i ri perballe kompjuterit, duke shkruajte qindra rreshta me shpejtesi, ne qetesi. Filmat, media, madje edhe universitetet e kane perforcuar kete imazh, derisa u be steriotip. Por programimi nuk eshte vec per nje gjini. Kodi nuk e di kush po e shkruan; as nuk shqetesohet per kete pjese. Ajo per cka kodi shqetesohet, eshte sa paster eshte i shkruajtur.

Por sot, femrat neper bote po i japin tjeter forme kesaj narrative. Ato po futen ne teknologji jo si te jashtme, por si drejtuese - duke sjelle ne tavoline kreativitet, empati, dhe balance, ne nje industri qe dukej e ftohte dhe mekanike. Dhe ky eshte realiteti i ri, disa histori shume te kendshme vijne nga shqiperia madje, me Mira Muratin ne krye. Nese ndonjehere ke perdore ChatGPT, atehere e ke pare punen e Mires. Lindur ne Vlore dhe studiuar inxhinieri, ajo ndertoi nje karriere qe sot njihet si pozicioni me influencial ne boten e teknologjise. Historia e saj eshte vertete e mrekullueshme, jo per ku arriti, por si arriti atje. Ajo perfaqeson nje gjenerate te rinise shqiptare qe udhehiqej nga kurioziteti, puna, dhe kuraja per te ece perpata.

E nese Mira duket nje vajze me fat, atehere kur ajo po hidhte hapat e para, ketu me afer, ne kryeqytet, shoqja ime Jurilda sapo filloi udhetimin e saj ne boten dixhitale. Ishte ne fillim te viteve 2010, nje kohe kur te gjithe po zbulonin rrjetet sociale, jo kodimet. Por Juri ishte ndryshe, ajo ishte kurioze per si gjerat punonin ne prapaskene. Ajo filloi me hapa te vegjel, duke eksperimentuar me HTML, dizajne te vogla, pamje te thjeshta, qe prisheshin e rregulloheshin prape. Pa kurse te shtrenjta, pa mentore te tjere pervec meje per te ndare bashke, dhe pa mendjemadhesi. Vec nje vajze e thjeshte, nje laptop, dhe shume deshire. Pas disa vitesh, kurioziteti u kthye ne aftesi, dhe sot ajo shkelqen, kudo qe punon. Ajo njihet per precizion, qetesi, dhe aftesi per te zgjidh probleme. Dhe sa here bisedojme, me kujton se puna jone ska te beje me gjinine.

Shume vajza ngurrojne te fillojne sepse besojne qe teknologjia ne pergjithesi kerkon talent te lindur apo tru teknik. Por e verteta eshte se shume programues, djem apo vajza, fillojne me zero njohuri. Thjesht nuk dorezohen kurre. Dhe keto vajza, tregojne dicka ne dy menyra te ndryshme; qe programimi nuk eshte nje bote cunash, por nje bote mendimesh. Eshte nje hapesire per kedo qe deshiron te zgjidhi probleme, dhe te krijoje gjera te bukura nga asgjeja. E bukura e kesaj bote eshte se dera eshte e hapur per te gjithe. Mund te mesosh ne shkolle, online, ne eksperimente, te deshtosh, ta besh prape, te permiresosh. Dhe ske nevoje per leje, vec per deshire.

Fillo me pak. Meso pak HTML ose Python. Bej nje website personale. Perpiqu te kuptosh si funksionin aplikacioni qe ti perdor dhe pelqen. Nuk ke pse meson gjithcka - ajo nuk arrihet kurre. Idealja eshte te mesosh ca te pelqen ty. Dhe kur te dyshosh veten, kujto mua, dhe historite e vajzave qe rrefeva. Talenti nuk ka gjini, por ka nje "fillim".

Written by Eri Drekaj
#programim#botecunash#botegocash

Komente

Nuk ka komente

Ler nje Koment