Shqiperia nuk ka nevoje per mend
Publikuar: Te Dielen e shkuar
Shqiperia nuk ka mungese njerezish te zgjuar. Ka mungese arsyeje per ti perdorur, dhe kjo eshte tragjedia jone kryesore.
Ne teori, nje shoqeri moderne ka nevoje per punetore me mend. Keta jane njerez qe projektojne, qe analizojne, qe krijojne vlere, qe prodhojne ide dhe sisteme qe funksionojne. Por ne praktike, Shqiperia nuk i kerkon keta njerez. Jo sepse nuk ekzistojne, por sepse ekonomia shqiptare nuk ka nevoje per ta sepse ajo nuk prodhon. Ajo vetem ndermjeteson, improvizon, dhe rishit.
Punetori me mend nuk eshte luks. Ai duhet per prodhim, jo per te dekoruar zyren. Ai eshte i domosdoshem vetem kur ka prodhim real; pra kur krijon produkte, kur nderton sisteme, kur zhvillon teknologji, apo kur permireson procese. Por Shqiperia nuk prodhon teknologji, nuk prodhon platforma, nuk prodhon industri te reja, dhe as nuk prodhon dije te paketuar si produkt.
Shqiperia importon pothuajse gjithcka: qe nga ushqimi deri te teknologjia, qe nga softueret si platforma deri te idete mbi to. Dhe kur nuk prodhon, mendja behet e panevojshme, duke u kthyer ne barre, ne ze kritik, ne problem. Shqiperia nuk prodhon, por rishet, dhe ekonomia e rishitjes nuk ka nevoje per mend.
Fatkeqesisht, shumica e ekonomise shqiptare funksionon mbi tre modele: rishitje (e mallrave te huaja), sherbime minimale (ose pa vlere te shtuar), dhe ndertim (qe sdo inovacion). Dhe ne keto modele, nuk te duhet mendja por te duhet lidhje, improvizim, durim, dhe shpesh heshtje. Mendimi kritik eshte pengese. Kreativiteti eshte rrezik. Dhe pyetjet, jane bezdi.
Le te marrim nje shembull konkret, aty ku une bej pjese dhe jam vete deshmitar; kompanite shqiptare te web development. Ne leter, duket sikur Shqiperia po zhvillon teknologji. Ne realitet, shumica e ketyre kompanive nuk krijojne produkte, nuk zhvillojne platforma origjinale, dhe nuk ndertojne IP (intellectual property). Ato thjesht bejne outsource me cmime te uleta per kompani te huaja, zbatojne specifika te gatshme qe merren dhe plotesohen, rregullojne template ne punet pa buxhet, ose shkruajne kod sipas urdhrave nga shefat. Tani qe ka dale ne mode edhe ChatGPT-ja, kodi shkruhet me copy-paste.
Ne keto raste programuesit, nuk paguhen per te menduar arkitekture, per vizion, apo zgjidhje afatgjata qe normalisht do kerkoheshin ne keto kushte. Ata paguhen per te ekzekutuar, kerkesa nga lart ku vjen pune dhe urdhera nga me poshte kur jepet rroga. Pra mendimi strategjik vjen nga jashte, vendimmarrja behet jashte, dhe vlera reale mbetet jashte. Keshtu, edhe sektori qe supozohet te jete i mendjes, funksionon si pune krahu digjitale.
Ne nje shoqeri qe nuk prodhon, mendja ka vetem dy rruge: ose largohet, ose pershtatet duke u mpakur. Prandaj edhe shume te rinje dhe shume punetore qe mund prodhojne, largohen: inxhiniere, programues te mire, studiues, doktore, mendimtare, njerez qe bejne pyetje. Dhe ata qe mbeten, shpesh mesojne te mos mendojne shume. Jo nga paaftesia, por nga mbijetesa.
Dhe ne kushte mbijetese, shqiperia nuk ka nevoje per mend, sepse nuk ka plan. Mendja eshte e rrezikshme per nje sistem pa plan.
Ajo kerkon drejtim, vizion, strategji, pergjegjesi. Por kur nje vend jeton nga rasti ne rast, nga tenderi ne tender, nga sezoni ne sezon, nga projekti ne projekte, mendimi i thelle eshte i tepert. Prandaj Shqiperia nuk e shperblen mendjen. Madje as nuk e shfrytezon dot, ndonjehere e perdor, por kurre nuk e vendos ne qender.
Problemi nuk eshte arsimi. Nuk eshte rinia. Nuk eshte inteligjenca. Apo pertacia si disa e thone. Nuk eshte se TikTok-u ka rrembyer te rinjte. Problemi eshte se ne nuk prodhojme. Duke mos prodhuar, sna duhen mend. E duke mos paste mend, ska as leke. Dhe derisa Shqiperia te vendose te prodhoje, e jo thjesht te shese, te ndermjetesoje apo te kopjoje, ajo sdi e shperbleje kurre mendjen se fatkeqesisht, nuk ka nevoje per mend.
Nuk ka komente