Te jesh i zene me stil

Publikuar: Para një muaji

Per cfare mendojme ne se jemi te vlefshem ne zyre? Per rezultatet reale, per idete qe sjellim, apo per aktivitetin e dukshem? Apo per sa mesazhe derguam, sa tasqe hapem, dhe sa prej tyre check-uam? Nese nuk e ke aktivitetin ne radar, nuk egziston.

Nje punetor tipik pershembull, ben gjithcka qe mund te behet, pa bere asgje. Kalon minuta te tera duke pritur qe dikush te pergjigjet ne Teams, ben check-ine ne Trello dhe Asana, git-push dhe ben backupe qe sdo perdoren kurre, ploteson ditarin e punes qe askush nuk e lexon dhe merr pjese neper meeting-s ku diskutohet per probleme qe askush nuk planifikon ti zgjidhi. Dhe ja ku jam, pas nje dite pune, duke u ndjere sikur kam shpike nje rakete dhe megjithate, asgje nuk ndryshoi. Ironia eshte qe vlera matet me dukje dhe aktivitet, dhe meritat merren duke qene i zene ne tastiere. Edhe pse rezultatet jane per njerez te guximshem qe prodhojne dicka qe mund te matet.

Ja si eshte nje dite tipike ne zyre, nje dite qe lehtesisht mund te nentitullohet: "Te jesh i zene me stil":

Dita fillon me nje ekspedite te vogel: hap rrjetet e komunikimit dhe perpiqesh te kuptosh kush eshte ne linje dhe kush jo. Cdo mesazh qe mberrin eshte nje test: a te pergjigjesh, a te dukesh i zene, a te dukesh aktiv? Sepse kjo eshte strategjia kryesore e mbijeteses ne nje ambjen pune moderne, te jesh aktiv, duke mos bere asgje. Nderkohe sheh qe gjysma e mesazheve te palexuara, paskan ardhe qe dje pasi qenke larguar nga zyra.
Pastaj duhet futesh ne platformat e tasqeve, te lexosh, te komentosh, te shtosh detaje, te numerosh minutat per secilin task dhe keto duhet te jene gjithmone ne sinkron me hamendesimin e projekt-menaxherit qe mendon te kenaqe klientin duke kursyer sa me shume kohe dhe resurse. Nje task diku duket i vogel, por qe te dukesh produktiv, duhet te shtosh sub-task, checklist, koment, screenshot, dhe deadline. Kjo e fundit jo se ka rendesi konkrete por duhet te jete aty qe te realizohet e te duket lista "jeshil".
Pastaj vjen meeting i pare. Nuk ka dite pa to. Diskujton gjera qe nuk ndryshojne ndonjehere, ide qe nuk kane interes, dikush prezanton nje dokument qe nuk lexohet, dhe ne fund kupton te njejtin informacion qe tashme e ke dokumentuar ne te pakten tre platforma.
Pastaj mbaron orari dhe vjen momenti i dokumentimit te punes ditore, qe kurre nuk sherben per te kuptuar dicka konkrete por per te mbushe kutiat e Excelit dhe per te validuar se kush ka bere me shume pune - ne varesi te volumit te fjaleve. "Shkrova kete, dergova ate, beri email ai, kopjova keto", dhe askush nuk e lexon por dukesh sikur ke qene i zene. Nderkohe qe punet e verteta, API-te me transaksione bankare, serverat qe rindertohen apo analiza e nje website shumegjuheshe, ato jane asgje nese nuk dokumenton shume tekst.

Dhe keshtu, ne fund te 8 oreve te plota, konkludon qe ke punuar shume, por nuk ke bere asgje. Sepse ne ambientet e punes moderne, vlera matet me aktivitet, jo me rezultat. Ai qe duket i zene eshte produktiv, kurse ai qe prodhon dicka reale duket “misterioz” ose “i pakuptueshem”. Dita perfundon, dhe ti nuk ke shume per te dokumentuar, por ke mesuar se te dukesh i zene eshte nje art i vertete, nje art qe shpesh mbizoteron mbi cdo produktivitet real. Te pakten, kur gjithcka qe ben eshte te dukesh i zene, mund te jesh "i zene me stil".

Written by Eri Drekaj
#mbingarkese#volum#rehati

Komente

Nuk ka komente

Ler nje Koment